Kjo faqe është krijuar për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribojnë për komunitete apo lagje më të integruara dhe më të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i kësaj faqe është shpërndarja e informacionit tek ata që besojnë që sigurimi fillon në komunitete, siç janë përfaqësues të qeverive lokale dhe ndërkombëtare, agjensionet e policisë, organizata jo-qeveritare, aktivistë lokal, mësues, sigurim privat dhe për të gjithë qytetarët tjerë, pa marrë parasysh historinë e tyre personale.
Ne synojmë të rrisim bashkëpunimin midis komuniteteve lokale dhe shërbimeve të policisë duke dhënë një informacion praktik mbi praktikat e policisë të orientuara nga komuniteti, bazuar në një qasje nga poshtë-lart. Kjo është krijuar për ata që tashmë janë të përfshirë në policimin në bashkësi ose në policimin e orientuar drejt komunitetit dhe për ata që sapo kanë filluar! Mund të ndihmojë ata që duan të adresojnë çështje specifike në komunitetin e tyre, si dhe ata që duan të ndërtojnë lidhje më të forta brenda tij.
Sepse ne mund të arrijmë shumë më tepër, kur punojmë së bashku!